23 Gusht, 2023 - 9:58 pm
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se shumë shpejt Kamenica do të bëhet me stadium të atletikës, i cili do të jetë edhe i pari në Kosovë, përcjell KultPlus.
Çeku nëpërmjet një postimi në Facebook tha se sot ka nënshkruar marrëveshjen me kryetarin e Kamenicës dhe në një afat optimal ky stadium do të shndërrohet në një realitet të prekshëm.
KultPlus ua sjell postimin e ministrit Çeku:
Kamenica po bëhet me stadium të atletikës, i pari në Kosovë
Atletët e talentuar që ka vendi, klubet e Federata e Atletikës shumë shpejt do të kenë stadiumin e tyre modern, i projektuar sipas standardeve për gara ndërkombëtare.
Marrëveshja e nënshkruar sot me kryetarin Kadri Rahimaj, në një afat optimal do të shndërrohet në realitet të prekshëm. Mbi 3 milionë euro të ndara nga MKRS, janë investim direkt në vizionin e përgjithshëm të atletikës në Kosovë dhe zhvillimin e turizmit sportiv./KultPlus.com