8 Janar, 2020 - 10:40 am
Australia ndodhet në një situatë zjarresh. Vendi po digjet dhe kafsha më e përhapur në këtë vend, kanguri kërkon t’i shpëtojë flakëve.
I tillë është edhe ky rast, ku një kangur është shpëtuar nga flakët. Kanguri si një kafshë inteligjente që është, nuk resht së përqafuari vajzën që e shpëtoi nga flakët. Kangurët po kërkojnë vende me ujë, zakonisht në natyrë, për shkak të nxehtësisë së tepërt.
Jeta e egër dhe flora e Australisë janë prekur rëndë nga zjarret që kanë shkatërruar më shumë se 30 milionë hektarë bimësi të ulët, ka marrë jetën e 6 personave ku janë djegur dhe shumë kafshë të rralla. /KultPlus.com