4 Gusht, 2024 - 6:00 pm
Zona e kanionit të Kirit në Postribë është një nga më të bukurat dhe të veçantat në zonën e Shkodrës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamjet nga kanionet e Kirit në Postribë të kthyera në destinacion tërheqës për vizitorët.
“Ujërat e kristalta mes shkëmbinjve madhështorë të kanionit të Kirit në Postribë, Bashkia Shkodër, deri dje të njohura vetëm prej banorëve, sot një nga qindra e qindra destinacionet e turistëve të shumtë të përhapur në çdo cep të Shqipërisë”, shkruan Rama krahas videos.
Lugina piktoreske së bashku me kanionet e Kirit e kanë shndërruar këtë zonë në një atraksion turistik që tërheq turistë vendas dhe të huaj.
Ndërthurja mes maleve, gjelbërimit dhe ujit të kristaltë krijon një panoramë të veçantë për çdo vizitor./ KultPlus.com