28 Prill, 2025 - 8:00 pm
Java Kulturore e Maqedonisë së Veriut, përveç aktiviteteve artistike e kulturore, përfshinte edhe prezantimin e kantinave të ndryshme të verës.
Në aktivitetin e organizuar pranë Piramidës së Tiranës, të pranishmit patën mundësinë të degustonin verërat më të mira nga kantinat më të njohura maqedonase. Ky aktivitet u shndërrua në një udhëtim përmes shijeve, aromave dhe historisë, duke zbuluar bukurinë e turizmit të verës dhe trashëgiminë kulturore të Maqedonisë së Veriut.
Aktiviteti i titulluar “Maqedonia e Veriut – shtëpia e traditës së verës”, erdhi si një udhëtim në botën e verës, trashëgimisë kulturore dhe bukurive natyrore.
Vera dhe muzika e mirë tërhoqën një numër të madh vizitorësh, mes tyre edhe shumë turistë, të cilët shijuan prodhimet e kantinave maqedonase dhe vallëzuan nën ritmet e muzikës tradicionale./atsh/ KultPlus.com