Kantinat shqiptare në ‘La Revue du Vin de France’, Rama: Vera jonë po hyn në hartën botërore

9 Shkurt, 2025 - 8:51 pm

Kantinat shqiptare janë përzgjedhur dhe vlerësuar në revistën më prestigjioze franceze të verës, “La Revue du Vin de France”.

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ndau shkrimin e botuar në revistën franceze.

Në vlerësimin e verërave të kuqe, “Kallmet Rezerva 2019” e Kantinës “Arbëri” renditet me pikët më të larta, 93 pikë, duke na rikujtuar edhe njëherë rëndësinë e kultivimit të variteteve autoktone shqiptare. Ndër kantinat e tjera të vlerësuara me 88-92 pikë janë edhe Kantina Faba, Kantina Pupa, Uka Wine, Çobo Wine dhe Kantina Alpeta.

“Ky është një moment shumë i mirë për verën shqiptare dhe një provë e pakundërshtueshme se prodhimi ynë cilësor po hyn në hartën botërore të verërave më të mira”, theksoi Rama./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme