19 Mars, 2020 - 10:30 pm
Është konfirmuar edhe një herë prezenca e rrëqebullit në Bjeshkët e Nemuna.
Në fotografitë e publikuara në faqen e organizatës Era Group nga Peja, e cila vazhdon projektin për të hulumtuar praninë e kësaj nënspecieje të rrëqebullit ballkanik, shihet një rrëqebull i fotografuar nga kamerat kurth të vendosura nga kjo organizatë.
“Nën-lloji më i rrezikuar në botë – rrëqebulli i Ballkanit ishte fotografuar nga sesioni ynë i 8 i studimit 2019-21 në parkun kombëtar Bjeshkët e Nemuna”, thuhet në postimin e ERA Group.