13 Shtator, 2019 - 8:59 pm
Besim Hasani, kapiten nga Policia e Kosovës, është një nga të diplomuarit në Akademinë e Federal Bureau of Investigation (Zyra Federale e Hetimeve) në Quantico.
Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës 227 në atë akademi, drejtori i FBI, Christopher Wray ia dorëzoi diplomën Hasanit.
Me këtë rast krenare është ndjerë edhe ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.
“Mu bë zemra mal kur para shumë mysafirëve të zgjedhur, u thirr emri i Besimit dhe i Kosovës.”
Postimi i plotë:
Ndjenjë e pafund krenarie sot teksa isha mysafire në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës 227 në Akademinë e FBI në Quantico.
Besim Hasani, kapiten nga policia e Kosovës, ishte një nga të diplomuarit nga ky insitucion elitar.
Mu bë zemra mal kur para shumë mysafirëve të zgjedhur, u thirr emri i Besimit dhe i Kosovës.
Krenari kur pashë Drejtorin e FBI Christopher Wray tek ia dorëzon diplomën kapitetit tonë./klankosova/ KultPlus.com