16 Dhjetor, 2022 - 5:33 pm
Fotografi i mirënjohur Roland Tasho ka përgatitur një ekspozitë fotografike e cila do të çelet së shpejti në ambientet e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.
Ekspozita do të ketë foto të shkrimtarëve të njohur shqiptarë, duke firmosur një karrige druri.
Karrigia me firmat e atyre që bënë historinë e letërsisë shqipe, do të ekspozohet për herë të parë në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, më datë 19 dhjetor.
“Kjo ekspozitë është kartolina më e bukur këtë fundviti”, shkruhet në një postim në rrjetet sociale të QKLL.
Ndërkohë vetë fotografi Tasho, ka zbuluar disa nga fotografitë që do të ekspozohen ditën e hënë: shkrimtarin Nasi Lera duke hedhur firmën e tij, në vitin 1999, Fatos Kongolin në vitin 1998, Mimoza Ahmetin dhe Kolë Jakovën./atsh/ KultPlus.com