4 Prill, 2021 - 9:29 pm
Deputeti Ardian Kastrati i cili është edhe profesor në Departmentin e Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës, pak minuta pas përzgjedhjes së Vjosa Osmanit si Presidente të Republikës së Kosovës, ka publikuar një status në rrjetin social Facebook, duke ironizuar me satirën e Faik Konicës, përcjell KultPlus.
Komentuesit e shumtë e kane kritikuar për seksizëm dhe gjuhë të urrejtjes.
Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Kastratit:
Gjithmonë më ka pëlqyer shumë satira e Faik Konicës.
Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot:
“…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit”. / KultPlus.com
Gjithmonë më ka pëlqyer shumë satira e Faik Konicës. Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta…
Posted by Ardian Kastrati on Sunday, April 4, 2021