21 Prill, 2021 - 3:58 pm
Gra të së njëjtës familje arbëreshe, katër breza të ndryshëm që i përkasin të njëjtës kulturë vijnë në një foto të vetme.
Në këtë material të Stella Selvaggi paraqiten gra të familjes së saj që mbartin kostumin arbëresh të Mongrasanos.
E para është gjyshja e saj, Carmela, e cila e ka veshur kostumin e saj të nuses në vitin 1938 në moshën në moshën 16-vjeçare. Më tej ky kostum është mbartur nga e bija Emilia (nëna e Stella-s), që në foto ka pozuar në moshën 18-vjeçarenë vitin 1958. Vetë ajo e ka veshur në vitin 1981, ndërsa e bija Elena, e katërta në radhë ka veshur kostumin e gjyshes tjetër arbëreshe, nga ana e të atit dhe fotoja e saj daton në vitin 1998-99. / Diaspora shqiptare / KultPlus.com