Katër shqiptarë në listën e Zvicrës U21

16 Mars, 2023 - 4:00 pm

Bëhet e ditur se Albian Hajdari, Kastriot Imeri, Ardon Jashari dhe Bledian Krasniqi janë emrat e katër shqiptarëve që bëjnë pjesën në listën e përfaqësueses së Zvicrës U21 që do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore këtë muaj.

Zvicra thuhet se fillimisht do të takohet me Spanjën më 24 mars në Almeria, ndërsa pas katër dite në Basel do ta presin Izraelin.

Vlen të theksohet se Hajdari është 19-vjeçar dhe luan në pozitën e mbrojtësit te Lugano, ndërsa mesfushori 22-vjeçar Imeri është pjesë e kampionit të Zvicrës, Young Boys.

Ndërkohë, befasia është Jashari, që ishte pjesë e listës seniore të Zvicrës në Kampionatin Botëror. Mesfushori 20-vjeçar po vazhdon të ketë paraqitje të mira për Luzernin, por përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka thënë se në pozitën ku luan Jashari ka shumë konkurrencë dhe për atë arsye e ka lënë në grumbullim me U21.

Bledian Krasniqi, 21 vjeç, është pjesë e Zuerichut. / albinfo.ch / KultPlus.com

Image

Të ngjajshme