12 Korrik, 2020 - 7:29 pm
Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, i ka thënë Kryeministrit të vendit, Avdullah Hotit, se nuk mund t’i mbyllë xhamitë sepse shkarkohet.
Sipas Kelmendit, dështimi i qeverisë Hoti për ta menaxhuar situatën me pandeminë Covid-19 nuk po i kursen as ata që fare nuk ndikuan në përhapjen e këtij virusi, njofton Klan Kosova.
“Kryeministër Hoti, mos u bën si ai para teje, ish-kryeministri Kurti, i cili mbylli xhamitë, ndaloi faljen e namazit të Bajramit, por në momentin kur e humbi pozitën e kryeministrit, e ‘lëshoi bajrakun’, organizoi protestë me mijëra pjesëmarrës në qendër të Prishtinës”, ka shkruar Kelmendi. /KultPlus.com