30 Korrik, 2019 - 11:30 am
Këngëtarja bullgare Smilyana Zaharieva nga qyteti jugor i Plovdivid, gëzon rekordin zyrtar “Guinness” për një nga zërat më të fuqishëm në planet. Ajo lëshon tinguj që mund të qëndrojnë të shtrirë në mënyrë perfekte dhe të jenë aq të lartë sa të kumbojnë sa një koncert i zhurmshëm roku apo orkestër simfonike.
“Kur pash monitorin të tregonte 113.8 decibelë, edhe unë vet u shtanga”, u shpreh këngëtarja për momentin që u pasua nga marrja e certifikatës së rekordit zyrtar “Guinness”. Më tej, Zaharieva tha se tani e tutje do të eksplorojë efektet kurative të tingullit për të ndihmuar njerëzit dhe për të gjetur një mesazh për të përçuar.
Mësuesja irlandeze Annalisa Flanagan, mban rekordin botëror të ulërimës më të fuqishme, me 121 decibelë. Por, deri më tani, nuk ka patur asnjë rekord përsa i takon këndimit. /KultPlus.com