2 Nëntor, 2019 - 10:00 pm
Olivia Newton-John shpreson të mbledhë para’ për spitalin e saj të pacientëve me kancer duke nxjerrë në ankand qindra sende nga karriera e saj e gjatë përfshirë veshjen e famshme të lëkurës së zezë që veshi në filmin “Grease”.
Xhaketa u vlerësua në 200 000 dollarë nga shtëpia e ankandit që bëri shitjen në Beverli Hills, Kaliforni.
Këngëtarja dhe aktorja 71-vjeçare deklaroi se do të dhurojë një pjesë të madhe të këtyre të ardhurave për spitalin që themeloi në Melburn, Australi.
Newton-John u diagnostikua me kancer të gjirit në vitin 1992 dhe vitin e kaluar sëmundja iu rikthye në formën e një tumori në pjesën e poshtme të shpinës.
Në ankand, përveç kostumit të lëkurës do të ketë rreth 500 sende të tjera personale. /KultPlus.com