15 Nëntor, 2020 - 1:59 pm
Një këpucë që i takonte Marie Antoinettes, mbrëtëreshës së fundit të Francës e cila u ekzekutua gjatë Revolucionit Francez, do të dal në shitje në ankand sot. Çmimi fillestar do të jetë 10 mijë euro, shkruan agjencia Reuters.
Shitja do të bëhet në Pallatin e Versajës.
Këpuca mban emrin e saj në thembër dhe Jean-Pierre Osenat, i shtëpisë së ankandeve që po e bën shitjen, ka thënë se ajo i kishte veshur këpucët rregullisht gjatë punëve të përditshme në pallat./ KultPlus.com