Keqtrajtohet një fëmijë në kopsht në Fushë Kosovë, publikohen pamjet (VIDEO)

19 Shtator, 2023 - 10:08 am

Një fëmijë i moshës tre vjeçare dyshohet se është rrahur nga edukatoret në kopshtin “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë.

Një familjar i trevjeçarit, Fatos Geci, ka treguar se si nipi i tij është tërhequr zvarrë nëpër korridoret e kopshtit duke i shkaktuar edhe lëndime të rënda fizike.

Fatos Geci që besohet të jetë daja i vogëlushit ka reaguar në Facebook duke publikuar edhe videon ku shihet dhuna e ushtruar ndaj trevjeçarit.

“Të nderuar media dhe prindër!

Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fush Kosovë, në qerdhen shtetërore të fëmijëve “Gezimi yne”, është rrahur brutalisht nipi im i preferuar Lisi, vetëm 3 vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qarte qe po rrihet ne derë pastaj terhiqet zvarre, me pas e dergojne perseri ne nje dhome pa kamera dhe e rrahin pa meshire te 2 “mesueset” e kesaj qerdhje bashkë me pastruesen apo kuzhinjeren!

Nipi im ka pësuar trauma të rënda psiqike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh. Kërkoj nga organet e drejtësis të bëjnë punën e tyre. IDIOTEVE dhe mostrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve. DHUNUESET e tilla NUK e kane vendin ne arsim”, shprehet Geci. / KultPlus.com

Të ngjajshme