27 Tetor, 2021 - 8:56 pm
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar, për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë.
Lajmin për FrontOnline, e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim kryeziu.
Ai ka thënë se për këtë arsye, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë.
“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, ka thënë Kryeziu./KultPlus.com