6 Dhjetor, 2020 - 7:58 pm
Jeff Bezos, themeluesi dhe presidenti i Amazon, njeriu më i pasur në botë, deri më sot nuk ka shkruar një libër mbi suksesin e pakufishëm, por ndër vite janë dalluar disa nga parimet e tij.
Mos u bëni një lepur, bëhuni një breshkë
Për Bezos gjithçka ka rëndësi janë objektivat me një afat të gjatë. Mes shumë pikave të forta të tij, është aftësia për të qenë jashtëzakonisht i duruar.
Në fermën e tij në Teksas, shpikësi i Amazon (i cili zotëron edhe ‘Washington Post’) nisi ndërtimin e “një ore të së tashmes së gjatë”, për të shënuar kohën për dhjetë mijë vitet e ardhshme, projektuar nga Danny Hillis.
“Është një orë e veçantë, e projektuar për të qenë një simbol, një ikonë për mendimin në një kohë të gjatë” – shpjegon Bezos.
Punësoni njerëzit e duhur
Zgjedhja e bashkëpunëtorëve më të mirë nuk është një opsion: është gjëja e vetme dhe më e rëndësishme që duhet të bëni. Ideja e Bezos është të përqendroheni te punonjës të gjithanshëm dhe të talentuar, të merrni prej tyre maksimumin dhe t’i shpërbleni me aksione të kompanisë (stock option) më shumë se me shpërblime në para, në mënyrë që t’i nxisni për të arritur suksesin kolektiv.
“E dimë që suksesi ynë do të ndikohet në pjesën më të madhe nga aftësia jonë për të tërhequr dhe për të ruajtur një bazë punonjësish të motivuar”.
Bezos u kërkon drejtuesve të burimeve njerëzore t’i bëjnë vetes tre pyetje:
1. A do ta admironi këtë person?;
2. A do të rrisë ky person nivelin mesatar të efikasitetit të grupit në të cilin po hyn?;
3. Si mund të jetë ky person i suksesshëm?
Përqendrohuni te vendimet e rëndësishme
Nuk duhet të merrni mijëra vendime në një ditë, por të kufizoheni në një numër të caktuar vendimesh me rëndësi. Zgjedhjet që mund të ndryshohen ose tërhiqen duhet të delegohen (t’u lihen vartësve), ndërsa ata që janë në krye të zinxhirit drejtues, duhet të merren pothuajse ekskluzivisht me zgjedhje të parikuperueshme.
Mendoni për klientët, jo për konkurrentët
Që në vitin 1997, një thënie e Bezos ishte: “Bëjeni klientelën fokusin tuaj”. Në 1998-ën, shkroi: “Synojmë të ndërtojmë kompaninë më të përqendruar te klienti në botë”.
“U kujtoj vazhdimisht punonjësve tanë të kenë frikë, të zgjohen të frikësuar. Jo nga konkurrenca, por nga klientët tanë”./ KultPlus.com