30 Shtator, 2022 - 12:30 pm
Këshilli i Prindërve ka kërkuar që mësimi të fillojë sa më shpejt. Kështu ata e kanë falënderuar UNICEF për thirrjen që ky proces të nis.
“Jemi mirënjohës organizatës UNICEF që ka kërkuar fillimin e menjëhershëm të procesit mësimor në Kosovë, duke sqaruar edhe dëmin e madh që po i bëhet të ardhmes së fëmijëve”, thuhet në njoftim.
Ky këshill thotë se do të donin që edhe organizata tjera ndërkombëtare të reagojnë.
“Do të donim që reagime të tilla, në mbrojtje të së drejtës kushtetuese të fëmijëve tanë për edukim e arsimim publik, të kishim edhe nga organizata e përfaqësi të tjera ndërkombëtare që zakonisht reagojnë për çështje shumë më pak të rëndësishme”, vazhdon njoftimi.
“E 22-ta ditë që rreth 320 mijë fëmijë nuk mund të shkojnë në shkolla! Hapini shkollat ose çregjistrohemi”, përmbyllet komunikata e Këshillit të Prindërve. /Express / KultPlus.com