12 Dhjetor, 2022 - 1:57 pm
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive, të mbajtur sot (12 Dhjetor), anëtarët e Këshillit i kanë trajtuar me seriozitetin dhe urgjencën maksimale incidentet e shkaktuara në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Superkupës së Basketbollit të Kosovës ndërmjet K.B. Prishtina dhe K.B. Trepça, si edhe incidentet e shkaktuara në ndeshjen paraprake të Superkupës ndërmjet K.B. Bashkimi dhe K.B. Peja.
Këshilli për Sport shpreh indinjatën e thellë dhe i dënon rëndë incidentet e shkaktuara nga pjesëtarët e grupeve të tifozëve që identifikohen si: “Plisat” nga Prishtina, “Torcida” nga Mitrovica, “Arpagjikët” nga Prizreni dhe “Shqiponjat” nga Peja, si edhe kërkon nga të gjitha organet ligj-zbatuese që të ndërmarrin urgjentisht të gjitha veprimet përkatëse ligjore për identifikimin e personave që kanë kryer vepra të kundërligjshme dhe të marrin masat përkatëse për dënimin e tyre.
Njëkohësisht, Këshilli për Sport e dënon ashpër sulmin e shkaktuar nga huliganët ndaj katër zyrtarëve të Policisë së Kosovë, të cilët pësuan lëndime trupore gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, si edhe ndaj qytetarëve që poashtu u lënduan nga personat e papërgjegjshëm, dhe të gjithëve iu uron shërim të shpejtë.
Për informim të opinionit të gjerë publik, anëtarët e Këshillit për Sport janë angazhuar që prej mbrëmë në funksion të adresimit adekuat të incidenteve të shkaktuara nga huliganët, ndërsa që jemi njoftuar se dy prokurorë nga Prokuroria e Prishtinës menjëherë kanë dalë në vendngjarje, të cilët bashkë me zyrtarët e Policisë së Kosovës janë duke punuar në vazhdimësi për identifikimin e personave që kanë shkaktuar incidentet e mbrëmshme, dhe së shpejti priten veprimet konkrete për vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.
Përveç dëmeve të shkaktuara nga veprimet e tilla huliganeske në aspektin e prishjes së imazhit të përgjithshëm të shtetit dhe institucioneve që përkrahin dhe organizojnë ngjarjet sportive, shkaktimit të veprave tjera kundërvajtëse dhe penale (sharjet në kor, hedhja e mjeteve piroteknike, pjesëmarrja në sulm fizik, etj.), janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale duke dëmtuar pronën publike të palestrës sportive, dhe personat keqbërës duhet të mbahen përgjegjës për të gjitha këto shkelje.
Pas shqyrtimit të rrethanave të përgjithshme dhe atyre specifike lidhur me incidentet e mbrëmshme, Këshilli ka hartuar kërkesat dhe rekomandimet vijuese: