5 Qershor, 2020 - 4:30 pm
Pse pikërisht ai? Sepse në një moment të caktuar të historisë një njeri i vetëm merr pushtetin dhe e ushtron në mënyrë despotike dhe pa kontroll? Gjenerata psikanalistësh kanë rrëmuar në biografitë e Hitlerit, Stalinit e Mussolinit në kërkim shenjash paralajmëruese apo psikopatishë që u kanë shpëtuar diagnozave.
Gjithçka e kotë. Tipari i vetëm i personalitetit që duket se kanë të përbashkët diktatorët e mëdhenj të nëntëqindës nuk ka asgjë patologjike: është aftësia për të komunikuar, pra retorika. Të gjithë qenë oratorë brilantë, shprehnin pikëpamje përrallore dhe projektonin zgjidhje të thjeshta ndaj probemeve komplekse të shoqërisë.
Diktatorëve nuk e shërbejnë aftësi të veçanta. Më e rëndësishmja është të shfaqet njeriu i duhur në momentin e duhur:
Joseph Goebbels, Ministër i Propagandës i Rajhut të Tretë, teorizonte se “çdo gënjeshtër, nëqoftëse përsëritet shpesh, do të transformohet gradualisht në të vërtetë”.