6 Tetor, 2020 - 11:23 am
Halloween që në Kosovë njihet si “Nata e Shtrigave” e ka filluar të marrë përmasa të mëdha, është festa më popullore në Shtetet e Bashkuara, pas Krishtlindjeve.
“Halloween” është nata mes 31 tetorit dhe 1 nëntorit që festohet kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që kohëve të fundit ka filluar të përhapet me të madhe edhe në Evropë, prej nga e ka edhe burimin.
Tashmë kjo festë më tepër përngjan me karnavalet se sa me zakonet e mëhershme. Shenja dalluese e Halloween-ve është kungulli, e cila e ka prejardhjen në ShBA. Por arsyeja e përdorimit të kungullit me vrima me pamje të jashtme të frikshme dhe njëkohësisht të bukur rrjedh gjithashtu nga koha e Keltëve.
Kosova në vitet e fundit ka nisur që ta festojë këtë datë në mënyrë më të theksuar ku të rinjë e fëmijë maskohen me veshje interesante duke u munduar që të paraqesin një identitet sa më të frikshëm
Në Kosovë, kjo natë shënohet më datë 31 tetor dhe duke qenë afër kësaj date, Center for Equal Opportunities – CEO – Qendra e cila merret me barazinë gjinore dhe të drejtat e grave, ka drejtuar një mesazh drejt qytetarëve, që këtë Hallloween t’i veshin fëmijët si super heronj të vërtetë. Si shembull kanë marrë disa nga gratë më të forta në vend dhe botë. Nënë Teeza, Majlinda Zeka, Uta Ibrahimi, Greta Thunberg, Frida Kahlo, Malala Yousafzai, Margaret Thatcher, Rosa Parks janë shembull ideal për fëmijët tuaj. / KultPlus.com