16 Gusht, 2024 - 6:31 pm
Ndonëse dikur ishte një fshat peshkimi i përgjumur, Saint-Tropez, qyteti i përsosur në Rivierën Franceze tani është shndërruar një nga destinacionet më të mbipopulluara të Mesdheut.
Fshati më i famshëm i peshkimit në botë po inkurajon turistët të qëndrojnë larg, pasi që nga popullaritet i madh, qytetarët vendas po hasen me sfida nga më të ndryshmet.
Sipas qytetarëve, numri i tepërt i vizitorëve po shkatërron mjediset e brishta natyrore.
Krye bashkiaku i Saint-Tropez, Sylvie Siri, ka paralajmëruar turistët që të mos e vizitojnë vendin këtë verë, pasi që aty, po ashtu, është duke u zhvilluar një ngjarje e cila do të promovojë gjendjen e qytetit jashtë sezonit.
Tutje, ai është shprehur se dyert për vizitorët do të jenë të hapura në pranverë.
Sipas BBC, qeveria franceze ka hartuar një udhërrëfyes për të përmirësuar infrastrukturën e çiklizmit dhe duke investuar në transportin publik.
Për më tepër, Franca është gati të mbetet vendi më i vizituar në vitin 2025, duke tërhequr më shumë se 93 milionë udhëtarë ndërkombëtarë.