1 Dhjetor, 2022 - 5:15 pm
Duket sikur çdo muaj, teksa faturat e mirëmbajtjes së një shtëpie po bëhen gjithmonë e më shumë të papërballueshme, shihet se edhe kostot e jetesës po rriten.
Por, në këtë vit të vështirë, me luftën në Ukrainë dhe pandeminë e koronavirusit, lind pyetja se cilat janë qytetet më të shtrenjta në botë për të jetuar?
Në TOP – 10 janë edhe 4 qytete evropiane. Ndërkohë, 2 qytetet ruse, Moska dhe Shën Petersburgu, kanë njohur një rritje domethënëse sa i përket shpenzimeve të kostove të jetesës, ndërkohë që, kryeqyteti ukrainas, Kievi, nuk është futur në analizë këtë vit.
Tri shtete të tjera të Evropës, përkatësisht Stokholmi, Lioni dhe Luksemburgu janë përjashtuar nga lista në fjalë.
Si është përpiluar lista?
Për të përpiluar listën, krahasohen më shumë se 400 çmime individuale, për më shumë se 200 produkte dhe shërbime në 172 qytete.
Një tjetër kompani, ECA International, publikon renditjen e saj të qyteteve më të shtrenjta në botë, çdo vit. Renditja e ECA përdor metodologji të ndryshme, duke përllogaritur shpenzimet e përditshme, përfshirë qiratë apo kostot e shërbimit publik, por këtu nuk përfshihen produktet e luksit.
Në listën e publikuar në qershor, Hong-Kongu mbante “fronin” e qytetit më të shtrenjtë, për të tretin vit radhazi, i ndjekur nga Nju-Jorku në vendin e dytë. /A2CNN/ KultPlus.com