8 Janar, 2022 - 8:18 pm
Skitarja Kiana Kryeziu, ka plotësuar kriterin e tretë për normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022, shkruan KultPlus.
Kryeziu ka mbledhur sot më pak se 160 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS), në garën e Ravascletto Sutrio të Italisë, disiplina e sllallomit të madh.
Nga 31 garues që po merrnin pjesë në këtë garë, skitarja nga Kosova u rendit në pozitën e 19-të.
17-vjeçares i duhen edhe dy rezultate të tilla nga garat e ardhshme për të arritur normën olimpike Pekini 2022.
Periudha për të fituar normën skadon më 16 janar 2022. /KultPlus.com