Kievi dënon krahasimin e Lavrovit mes rusëve dhe hebrenjve

19 Janar, 2023 - 3:42 pm

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka dënuar sot deklaratën e djeshme të ministrit rus, Sergei Lavrov në të cilën ai krahasonte rusët me hebrenjtë gjatë Holokaustit duke iu referuar një “zgjidhjeje përfundimtare” dhe veprimeve të SHBA-së dhe aleatëve të saj ndaj Hitlerit.

“Paraqitja si viktimë nuk do ta ndihmojë atë të shmangë dënimin”, shkroi në Facebook zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.

Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse i krahasoi rusët, të cilët po bëjnë një luftë agresioni, me miliona hebrenj të vrarë nga nazistët gjatë Holokaustit.

“Ne dënojmë fuqishëm deklaratën e turpshme të Sergei Lavrovit, e cila kërkon të njollosë kujtimin e miliona viktimave të Holokaustit”, tha Nikolenko.

Zëdhënësi kujtoi gjithashtu se ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, kishte tërhequr vëmendjen ndaj antisemitizmit të rrënjosur thellë të elitave ruse, pasi Rusia moderne shfaqet plot urrejtje ndaj popujve të tjerë.

Lavrov tha dje se SHBA-ja dhe aleatët e saj duan të vënë në praktikë një zgjidhje përfundimtare kundër Rusisë si Hitleri kundër hebrenjve./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme