10 Mars, 2021 - 9:12 am
Kina dhe Rusia kanë deklaruar se do të ndërtojnë një stacion hapësinor në hënë.
Agjencia hapësinore e Rusisë Roscosmos ka thënë se ka nënshkruar marrëveshje me Administratën nacionale hapësinore kineze të zhvillojnë kërkimet për sipërfaqen hapësinore të hënës dhe orbitën e saj.
Një deklaratë nga agjencitë hapësinore të të dy vendeve thotë se ajo do të jetë në dispozicion për t’u përdorur nga kombet e tjera.
Kjo vjen derisa Rusia përgatitet të festojë 60-vjetorin e fluturimit të saj të parë hapësinor.
“Kina dhe Rusia do të përdorin përvojën e tyre të akumuluar në shkencën hapësinore, kërkimin, zhvillimin dhe përdorimin e pajisjeve hapësinore dhe teknologjisë hapësinore për të zhvilluar së bashku një hartë rrugore për ndërtimin e një stacioni ndërkombëtar për kërkimi shkencor në hënë”, thuhej në deklaratë (në Mandarin).
Gjithashtu është shtuar se Rusia dhe Kina do të përgatisin planin, dizajnin, zhvillimin dhe veprimet për stacionin e kërkimeve.
Chen Len, analist i cili ka specializuar programet hapësinore në Kinë i ka thënë AFP-së se projekti është shumë i rëndësishëm. / KultPlus.com