Kino Lumbardhi me projekt për kulturë

18 Nëntor, 2019 - 3:30 pm

Tandem ofron hapësirë për të ndërtuar marrëdhënie domethënëse të cilat rriten përmes interesimeve të përbashkëta në art, njofton Lumbardhi, shkruan KultPlus.com

Ares Shporta, drejtor ekzekutiv i Lumbardhit gjatë javës së kaluar ka marrë pjesë në Forumin e Partnerëve të Tandem në Beograd.

“Tandem është një program mësimi një vjeçar që u mundëson operatorëve kulturorë të fillojnë bashkëpunimin rajonal afatgjatë. Si pjesë e platformës Tandem, Lumbardhi ofron mbështetje në realizimin e projekteve, si dhe në synimet që i ka platforma për ndryshimin shoqëror përmes aksionit kulturor strategjik që parashikohet si një hapësirë ​​që iniciatorët e projektit të fitojnë aftësi të reja, të zhvillojnë praktika inovative dhe të lidhen me rrjetet rajonale”, thuhet tutje në njoftimin e tyre në Facebook.

Të ngjajshme