Kisha e Shën Kollit në Lushnjë, perlë e arkitekturës së kulteve

27 Dhjetor, 2024 - 11:59 am

Qarku i Fierit, i rrethuar nga antikiteti, po mikpret gjithnjë e më tepër turistë.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndau sot pamje të Kishës së Shën Kollit, një nga më të vjetrat në trevën e Myzeqesë.

“Kudo në qarkun e Fierit vizitorët mund të gjejnë perla të arkitekturës së kulteve, kryesisht kishat dhe manastiret ortodoksë. Kisha e Shën Kollit ndodhet në fshatin Toshkëz, të Bashkisë Lushnjë. Ajo është Monument Kulture i Kategorisë I, e shpallur nga Rektorati i Universitetit Shtetëror me vendim nr. 6 më datë 15.01.1963”, u shpreh zv/kryeministrja.

Kisha e Shën Kollit ndodhet në fshatin Toshkëz, si një nga më të vjetrat në trevën e Myzeqesë, e ndërtuar në shekullit XVIII dhe e afreskuar nga piktori Çetiri (Katro).

Ajo është variant i kishave të Myzeqesë, e përbërë nga naosi dhe hajatet që e rrethojnë në tri anë./KultPlus.com

Të ngjajshme