20 Tetor, 2023 - 4:57 pm
José D. Riquelme nga Spanja është shpallur fituesi i Epson International Pano Awards 2023 për shkrepjen mbresëlënëse të disa fotografive panoramike.
Fotografia e tij me titull “Ura” kryesoi në kategorinë Natyrë/Peizazh i Hapur për pamjen e saj që lë pa frymë në peizazhin islandez.
“Pas mbi 12 vizitave në Islandë duke eksploruar vendet e saj magjike, gjatë një pushimi vendosa të ndryshoj këndvështrimin dhe të përdor dronin tim për disa shkrepje”, tha Riquelme.
“Për habinë time, kam kapur këtë imazh të pabesueshëm. Nga lart vijat formojnë një urë që kalon nga e majta në të djathtë, ndërsa në tokë forma abstrakte dalin nga uji i lumit që rrjedh nga akullnaja”.
Në konkursin e vitit 2023 janë dorëzuar 4414 foto nga fotografë nga 102 vende. Çmimet përfshinin para, si dhe pajisje nga sponsori i konkursit EPSON Australia.
Merche Llobera, gjithashtu nga Spanja, u shpall Fotografja Amatore e Vitit për një koleksion fotografish të botës nënujore. Çmime speciale iu dhanë fituesve të vendit të parë në fotografinë panoramike ajrore ose fotografinë panoramike me smartphone.
Përveç kësaj, kuratori i ekspozitës David Evans i dha një çmim të veçantë polakit Krzysztof Browko për fotografinë e tij të pabesueshme të një kishe në Slloveni të mbuluar nga mjegulla./KultPlus.com