1 Prill, 2022 - 8:00 pm
Dita e 1 Prillit e njohur si “Dita e Gënjeshtrave”, është padyshim një nga ditët më të përfolura të vitit. Origjinat e saj janë të pazbardhura mirë, por kjo nuk përbën pengesë që njerëzit ta konsiderojnë si ditë, në të cilën gënjejnë njëri-tjetrin.
Ata që gënjejnë dhe gënjehen në 1 Prill, quhen sipas traditës “Budallenjtë e Prillit”.
Por e kujt ishte ideja për ta shpallur 1 Prillin ditën e gënjeshtrave?
Deri në shekullin e 18, paraardhësit tanë e kanë trajtuar këtë ditë si një festim të lidhur me ndërrimin e stinëve, ndërsa të tjerë besonin se rëndësia e saj vjen nga adaptimi i një kalendari të ri. Një nga literaturat e para që i referohet 1 Prillit si “Dita e Gënjeshtrave”, tregon për një fabul, sipas të cilës një gjel mendjemadh u gënjye nga një dhelpër në 1 Prill. Sigurisht që sensi i humorit nga vitet e hershme e deri tani, ka ndryshuar shumë.
1 Prilli festohet në shumë vende të botës. Në Poloni e Iran janë tipike lojërat e shakatë pa masë. Në Kanadanë frëngjisht-folëse njerëzit i ngjisin njeri-tjetrit në shpinë letra në formë peshku, kurse në Filipine, shakaxhinjtë lyejnë me dyll në të pasme “viktimat” e tyre.
Por, 1 Prilli nuk ka të njëjtin kuptim në të gjithë botën. Në Skoci njihet si dita e njerëzve egoistë, kurse në Iran i referohet një festivali kulturor.
Cila është gënjeshtra më e famshme e 1 Prillit?
BBC njihet për një nga këto. Në 1957, mijëra shikues besuan një raport të publikuar në gjigantin e informimit, sipas të cilit, shkencëtarët kishin zbuluar në Zvicër, pemë që prodhonin makarona. Në 2012 Louis Tomlinson i grupit muzikor One Direction, gënjeu fansat, duke u thënë se do të bëhej baba.
Shakaja më e çmendur konsiderohet ajo e një gruaje amerikane që u arrestua nga policia, pasi deklaroi se kishte vrarë burrin e saj. / KultPlus.com