12 Gusht, 2023 - 9:31 am
12 gushti mendohet të jetë dita e vdekjes së faroneshës së fundit aktive të Egjiptit të Lashtë, Kleopatrës, shkruan KultPlus.
Kleopatra VII Filopator (69 p.e.s- 12,gusht, 30 p.e.s) e njohur në histori si Kleopatra ishte faraonesha e fundit aktive e Egjiptit të Lashtë, e cila mbijetoi edhe për pak kohë pas vdekjes së saj pasi u udhëhoq nga djali i saj, Cezarioni si faraon. Kleopatra ishte pjestare e dinastisë Ptolemaike, që udhëhoqi Egjiptin e Lashtë pas vdekjes së Aleksandrit të Madh.
Kleopatra e prezantoi veten si një rimishërim i perëndeshës egjiptiane, Isis. Kleopatra sundoi bashkë me babain e saj, Ptolemeun XII Auletes, dhe më vonë me vëllezërit e saj, Ptolemeu XIII dhe Ptolemeu XIV.
Si faraoneshë ajo pati një lidhje me Jul Cezarin, që forcoi qëndrueshmërinë e saj në fron. Më vonë ajo vendosi si zëvendës-drejtues në vend të saj djalin e saj me Cezarin, Cezarionin. Pas vrasjes së Cezarit, më 44 p.e.s. ajo komplotoi me Mark Antonin, kundrejt pasardhësit të ligjëshëm të Cezarit, Gaius Julius Cezar Oktavianus ( më vonë u njoh si Oktavian Augusti).
Me Antonin ajo lindi dy binjakë, Kleopatrën Selene II dhe Aleksandër Heliosin, dhe më pas një djalë tjetër Ptoleme Filadelfusin. Pasi humbi betejën e Aktiumit me forcat e Oktavianit, Antoni u vetëvra. Kleopatra gjithashtu u vetëvra, duke vazhduar kështu traditën, që nënkupton pickimin nga një kobër, më 12 gusht 30 p.e.s. Ajo me pak fjalë u “mbajt në jetë” nga djali i saj Cezarioni, i cili u deklarua Faraon nga mbështetësit e tij, por u vra pak kohë më pas nga Oktavian Augusti. Egjipti më pas u bë provinca romake e Aegyptusit.
Në ditët e sotme Kleopatra, mbetet një figurë shumë e njohur në kulturën Perëndimore. Trashëgimia e saj mbijeton në një numër shumë të madh veprash arti dhe në shumë dramatizime të jetës së saj në literaturë dhe në media, duke përfshirë tragjedinë “Antoni dhe Kleopatra” të William Shekspirit, operën “Cléopâtre” të Jules Massenet, dhe realizimin e filmit, më 1963, me titull “Kleopatra”. Në shumë pikëpamje, Kleopatra është portretizuar si me një bukuri të jashtëzakonshme, dhe zotërimet e saj të suksesshme të burrave më te pushtetshëm të botës janë marrë si prova të estetikës së saj./KultPlus.com