26 Shkurt, 2022 - 5:11 pm
Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, Vladimir Klitschko përmes një video i ka bërë thirrje “të gjithë botës”, që lufta që Rusia ka nisur të ndalet, përcjell KultPlus.
Përmes një video të publikuar në “Twitter”, ai ka filluar fjalimin duke i bërë thirrje botës që të ndalen lufta, të cilën Rusia e ka nisur.
“Civilët u qëlluan me raketa, me operacione speciale që vriten civilë dhe kjo po ndodh në zemër të Evropës”.
Ai ka shtuar tutje se nuk ka kohë për të pritur pasi kjo do të çojë në një katastrofë humanitare.
“Duhet të veproni tani për të ndaluar agresionin rus me gjithçka që mund të keni, tani”, ka thënë Vladimir, pasi sipas tij në një orë ose nesër do të jetë tepër vonë.
KultPlus iu sjell edhe videon e publikuar nga Klitschko: /KultPlus.com
#StayWithUkraine #Ukraine #StayTogether #StandTogether #Demo4Democracy #United #StopRussia #StopTheWar pic.twitter.com/lF7ylif1Nz
— Klitschko (@Klitschko) February 26, 2022