26 Tetor, 2022 - 11:41 am
Koalicioni Antiwar në kuadër të Manifesta 14 ka organizuar një program dy ditor në Prishtinë me datën 29 dhe 30 tetor. Ky program përbëhet nga 2 panele diskutimi, një workshop si dhe shfaqje e filmave.
Koalicioni Ndërkombëtar i Punëtorive të Kulturës kundër Luftës në Ukrainë është një platformë e hapur online që mbledh, ndan dhe shpërndan deklarata kundër luftës të krijuara nga artistë nga e gjithë bota. E shtyrë nga agresioni rus dhe lufta kundër Ukrainës, kjo plaformë paraqet një mundësi për të protestuar kundër luftës, diktaturës dhe autoritarizmit. Është një mundësi për të shprehur solidaritetin me ata në Ukrainë që janë prekur nga agresioni ushtarak rus, dhe me ata që i rezistojnë represioneve dhe terrorit kolonial, patriarkal, imperialist dhe politik kudo në botë. / KultPlus.com