16 Gusht, 2019 - 3:00 pm
Kolegji Universum në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Diplomaci organizuan edicionin e shtatë të Akademisë Ndërkombëtare Verore në Kosovë me temën “Ndërtimi i paqes, diplomacisë, lidershipit dhe negociatat”.
Pjesëmarrës në këtë akademi ishin 67 studentë nga e gjithë bota, përfshirë këtu edhe studentë nga shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
E veçanta e kësaj akademie janë profesorët ligjërues nga universitetet më prestigjioze në botë, ambasador dhe përfaqësues qeveritar, duke iu mundësuar kështu pjesëmarrësve të mësojnë nga përvoja e tyre akademike dhe profesionale. Në mesin e tyre ishte edhe Drejtori i Kolegjit Universum z. Alejtin Berisha.
Kolegji Universum është institucion lider i ndërkombëtarizimit. Për më shumë informata rreth organizimeve dhe projekteve të tilla ndiqni Kolegjin Universumnë facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.
Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum. /KultPlus.com