27 Qershor, 2019 - 5:01 pm
Një ndër problemet kryesore me të cilat ballafaqohet sistemi arsimor në Kosovë është niveli i lartë i braktisjes së studimeve nga studentët. Një ndër këto probleme është edhe tranzicioni i studentëve nga shkolla e mesme në universitet, ku dallimet janë të theksuara.
Në mënyrë që studentët të kenë sukses dhe të mos i braktisin studimet, është me rëndësi që universitetet të përcjellin nga afër progresin e studentëve në të mësuarit. Në këtë mënyrë, profesorët dhe adminsitratorët e universiteteve, do të kenë mundësi të ofrojnë mbështetje individuale për studentët të cilët mbesim mbrapa me studime.
Për këtë Kolegji Universum në kuadër të projektit “Innovative Teaching Education in Math – iTEM” po bën zhvillimin e instrumenteve të cilat bëjnë identifikimin e studentëve që mbesin mbrapa në mësime. Ky instrument do të përdoret nga universitetet partnere nga Kosova, Greqia, Izraeli dhe Uzbekistani për të rritur suksesin e studentëve duke zvogëluar numrin e studentëve të cilët i braktisin studimet.
Aktualisht Kolegji Universum është duke menaxhuar 3 projekte të financuara nga Komisioni Evropian “Erasmus+ Capacity Building”, projekte këto në vlerë prej 3 milion €. Kjo i kontribon shumë ngritjes së kapaciteteve të brendshme të Kolegjit Universum, përmirësimit të cilësisë, zhvillimit të kurrikulave, zhvillimit profesional të stafit përmes trajnimeve dhe vizitave në universitetet partnere, si dhe përmirësimin e teknologjisë përmes paisjeve të reja në laboratore dhe salla.
Kolegji Universum është institucion lider i ndërkombëtarizimit. Deri tani 108 studentë të Kolegjit Universum kanë përfituar shkëmbim semestral me bursë të plotë në 22 shtete të BE-së. Apliko këtu https://bit.ly/2HuMame
Për më shumë informata ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.