9 Shkurt, 2024 - 11:30 am
Dje u tërhoq shorti për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Në grupin e katërt të Ligës A, Zvicra do të jetë në grup me Spanjën, Danimarkën dhe Serbinë. Kjo do të thotë se kombëtarja e Zvicrës, ku luajnë edhe Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, do të përballet përsëri me Serbinë.
Zviceranët e kanë mposhtur dy herë radhazi Serbinë në fazën e grupeve të Botërorit 2018 dhe 2022, në krye me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.
Por, dy përballje të reja brenda një periudhe të shkurtër duket se nuk janë edhe aq të mirëseardhura për Zvicrën.
Gazeta e njohur zvicerane, Blick shkruan se dy duelet e fundit kanë qenë mjaft të nxehta, duke marrë parasysh prejardhjen e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.
„Efektet anësore që përballja e tretë dhe e katërt me serbët do të vijnë në një kohë të shkurtër janë megjithatë më pak të mirëpritura. Nëse supozohet se Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të jenë ende pjesë e kombëtares së Zvicrës vjeshtën e ardhshme, diskutimi politik do të ngrihet sërish. Për shkak të rrënjëve kosovare të dyshes, të cilat i bëjnë ata armiq në sytë e shumë serbëve. Ndeshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë aktualisht janë të ndaluara për shkak të konfliktit mes vendeve“, thuhet ndër të tjera në artikullin e gazetës Blick. / KultPlus.com