1 Prill, 2020 - 10:20 am
Përderisa po vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi si masë mbrojtëse për parandalimin e virusit, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ju bën thirrje juve prindër dhe kujdestarë, që të zhvilloni sa më shumë aktivitete edukative dhe argëtuese me fëmijët tuaj. Në këtë mënyrë, do të kaloni momente më atraktive dhe të shëndetshme për zhvillimin tërësor të fëmijëve.
Me qëllim që ta kaloni këtë kohë në mënyrë sa më produktive me fëmijët tuaj në familje, KOMF është duke publikuar në vazhdimësi lojëra për fëmijë të moshave të ndryshme në faqen zyrtare në Facebook. Kjo do të shërbejë si një mbështetje për prindërit dhe kujdestarët për angazhim në lojëra që synojnë të nxisin shkathtësitë e fëmijëve dhe ndihmojnë zhvillimin e tyre.
Aktivitetet që po publikojmë janë konceptuar për të zhvilluar edhe më tej kapacitetin njohës të fëmijës, stimulimin sensorik (shqisor), aftësitë motorike, etj. Mbi të gjitha, kjo do të jetë një kohë relaksuese e argëtuese mes prindërve dhe fëmijëve, e cila do t’i ndihmojë ata në reduktim të nivelit të stresit dhe do ju ofroj më shumë qetësi e ekuilibër emocional.
Prandaj, KOMF ju bën thirrje juve prindër dhe kujdestarë të fëmijëve, të ndjekni lojërat e publikuara në faqen zyrtare të KOMF, në mënyrë që të zhvilloni sa më shumë aktivitete argëtuese me fëmijët duke i mbajtuar ata të sigurtë brenda ambientit familjar.
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, është duke punuar në mënyrë intezive për hapjen e një faqeje zyrtare, për mbështetjen e prindërve dhe profesionistëve për zhvillimin në fëmijërinë e hershme.
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, i themeluar në 2011, është koalicion i përbërë nga 31 organizata jo qeveritare vendore dhe ndërkombëtare të cilat punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. / KultPlus.com