12 Korrik, 2024 - 8:00 pm
Uni-Universum International College fuqizuar nga Arizona State University vazhdon rrugën drejt ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë me një sukses të dukshëm, duke fituar 6 projekte të reja në kuadër të programit “Erasmus+ Capacity Building in Higher Education (CBHE)”, në bashkëpunim me universitete partnere nga Bashkimi Evropian.
Projektet e fituara me vlerë mbi 4 milion euro nga UNI-Universum International College janë:“EDU FAIR”, “INTRABUILD”, “DELTA”, “GITEKA”, “WebNimbus”, “EMPHASIS”.
Kjo arritje shënon një hap të rëndësishëm drejt avancimit të partneriteteve dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare, që janë shtylla kryesore e strategjisë së UNI-të për të përmirësuar cilësinë dhe gjerësinë e përvojës së arsimit të lartë për studentët, stafin dhe të gjithë komunitetin e UNI-të.
Projektet e fituara nga Erasmus jo vetëm që pasurojnë përvojën e studentëve dhe stafit të universitetit, por gjithashtu kontribuojnë në zhvillimin e njohurive dhe praktikave të reja në fushën e arsimit dhe hulumtimit.
Për më tepër, përfshirja e Universum International College në projektet Erasmus+ ndihmon në promovimin e përfshirjes sociale dhe diversitetit, duke ofruar mundësi për studentët dhe stafin për të marrë pjesë në programet ndërkombëtare të lëvizshmërisë.
Përmes partneriteteve dhe projekteve të tilla, Universum International College ndihmon në promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në kontributin e saj në rritjen e njohurive dhe inovacionit në nivel global.
Aktualisht UNI është duke implementuar 15 projekte të tjera të financuara nga Komisioni Evropian “Erasmus+ Capacity Building” me vlerë milionëshe. Me këtë sukses, Uni-Universum International College shpreson të vazhdojë të përforcojë rolin e tij si një qendër e arsimit të lartë të avancuar dhe të hapur ndërkombëtarisht.
TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!
Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram./KultPlus.com