10 Korrik, 2019 - 3:00 pm
“Ia vlen të zbuloni sharmin e Shqipërisë”, shkruan Camille Lemarchand e Boursorama, kompani e famshme bankare franceze, aktivitetet e së cilës shtrihen edhe në portalet e njohura të informimit.
Kompania vlerëson se Shqipëria është destinacion i korrikut të këtij viti.
”Me një sipërfaqe sa Normandia, Shqipëria që ndodhet vetëm dy orë e gjysmë me avion nga Parisi, është një margaritar ende i panjohur nga turistët francezë. Është një vend frankofil, ku shpesh diskuton edhe me banorët. Por, nuk është ky interesi kryesor i këtij destinacioni sekret…
Shqipëria mburret para së gjithash për autencitetin dhe mikpritjen a banorëve të saj. Ende e ruajtur nga turizmi i masës dhe nga globalizmi, ky vend duket i shkëputur nga koha, sidomos kur futesh brenda masiveve malore të saj që përbëjnë 70% të territorit.
Gjirokastra është një qytet në të cilin ia vlen të bësh ndalesë në mes të këtyre relieveve malore. Shtëpitë e gurta në rrëzë të malit dhe kështjella e saj, kanë me të vërtetë vendin që iu takon në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s.
Për të gjithë ata që janë të dhënë pas rërës së bardhë, Riviera shqiptare është një parajsë. Aty nuk ka zona të mëdha të betonuara, por plazhe të mrekullueshme e pothuajse të zbrazura (gjë që të lejon të ecësh pak në këmbë).
Për të gjithë ata që kërkojnë komfortin e shezlongëve, e të aktiviteteve ujore dhe restoranteve buzë detit, Ksamili është i paevitueshëm. I ndodhur përballë ishullit grek të Korfuzit, ky fshat ka plazhet më të bukura të vendit. Popullariteti i tij në rritje po tërheq gjithnjë e më shumë turistë.
Nëse ju tundon një udhëtim në Shqipëri, mos vononi të rezervoni biletat, sepse shumë shpejt do të bëhet një destinacion i pashmangshëm për turistët evropianë”, përfundon Camille Lemarchand e Boursorama-s, kompani e famshme bankare franceze. /KultPlus.com