22 Shkurt, 2021 - 9:36 pm
Kompania e miliarderit Elon Musk, “SpaceX”, kushtuar fluturimeve hapësinore, është bërë një laborator për Covid-19.
Më shumë se 4 mijë punonjës të saj u vunë në dispozicion për kërkime mbi imunizimin, hulumtim që u botua më pas në revistën shkencore Nature Communications, raportoi ”Wall Street Journal”.
Punëtorët e “SpaceX” e kanë vënë veten në dispozicion për një periudhë të caktuar kohe, muajt e fundit, për të marrë mostra gjaku në mënyrë që studiuesit të mund të analizojnë përmbajtjen e antitrupave.
Rezultati sugjeron që një prag i caktuar i antitrupave mund t’u sigurojë njerëzve një mbrojtje të qëndrueshme kundër virusit, por që ata nuk bëhen imunë. Për më tepër, 61% e 120 punonjësve që morën virusin raportuan se kishin përjetuar simptoma të lehta të infeksionit.\atsh/ KultPlus.com