4 Gusht, 2020 - 6:31 pm
Modelja Lorena Haliti ka bërë një ankesë tek kompania ‘Uber’pasi ata ia kanë bllokuar të gjitha llogaritë në shërbimet që firma ofron në Amerikë e më gjerë.
Kjo pasi që në një vozijte nga të shpeshtat që Lorena bën nëpër rrugët e Amerikës, ku edhe jeton, ajo ka kërkuar që shoferi t’i lëshojë disa këngë shqipe, gjë që ajo e bën shpesh.
Mirëpo, shoferi që kishte shkuar ta marrë Lorenën ishte një serb, gjë për të cilën ajo nuk diti deri në fund të vozitjes.
Më pas ky shofer që ofron shërbim te kompania ka shkruar një ankesë, ku kishte thënë se modelja ka kërkuar që ai të lëshojë muzikë të gjuhës së një populli që ‘ata i kishte shkelur e masakruar’ duke i krahasuar shqiptarët me Nazistët dhe pjesëtarë të klanit KKK.
Kompania pa hulumtuar fare, ia kanë bllokuar menjëherë llogaritë në Uber dhe UberEats modeles shqiptare, duke rënë pre e viktimizimit të serbit.
Ajo iu ka shkruar gjithë ngjarjen kompanisë, të cilëve i ka dërguar email ndërsa edhe gjithçka ka postuar në profilin e saj në rrjetin social Twitter.
Deri tani Lorena nuk ka marrë përgjigje nga komania amerikane dhe llogaritë e saj vazhdojnë të mbesin të bllokuara.
Uber është një kompani amerikane që ofron shërbime të vozitjes, ku shoferët me vetura të tyre kontaktohen nga kompania për pasagjerët që kanë nevojë për transport dhe ata shkojnë te vendi për të kryer shërbimin. Ata gjithashtu bëjnë edhe dërgesa të ushqimeve dha kanë sistem të transportit me biçikleta dhe skuterë. / KultPlus.com