14 Qershor, 2020 - 4:59 pm
Komuna e Gjilanit, përkatësisht, kryetari Haziri, vlerësoi dhe nderoi si “Personalitete të vitit” dy prej artistëve më të mirë gjilanas të cilët me kontributin, angazhimin dhe sukseset e tyre, arritën të marrin vëmendje e çmime ndërkombëtare në fushen e artit, kulturës e kinematografisë, shkruan KultPlus.
Ditë më parë aktorja Adriana Matoshi u shpërblye me çmim si aktorja më e mirë në Festivalin e Francës “See A Paris”, për rolin e saj në filmin “Nëntori i Ftohtë” me regji të Ismet Sijarinës. /KultPlus.com