14 Janar, 2021 - 1:45 pm
Komuna e Prishtinës e quan të mbyllur çështjen e vendosjes së shtatores të Anton Çettës.
Shtatorja e ish-profesorit dhe pajtuesit së gjaqeve do të vendoset mbi objektin e Parkingut Nëntokësor pranë Fakultetit Filologjik në Prishtinë.
Vendosja e shtatores do të bëhet pas përfundimeve të punimeve në parkingun nëntokësor.
Vendimi i marrë dy muaj më parë mbetet në fuqi, gjë e cila konfirmohet edhe nga kryesuesi në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Agim Kuleta.
Dje familja e Anton Çetës ka dal kundër një ideje që shtatorja të vendoset në oborrin e Katedrales në Prishtinë./Indeksonline/ KultPlus.com