29 Korrik, 2023 - 11:00 pm
Komuna e Prishtinës përmes një postimi në facebook ka rikujtuar edhe një herë se është i ndaluar rreptësisht qarkullimi i trotinetëve elektrikë, biçikletave, motoçikletave dhe mopedëve elektrikë në sheshe e hapësira publike, shkruan KultPlus.
“Të nderuar qytetarë ju rikujtojmë se është ndaluar rreptësisht qarkullimi i trotinetëve elektrikë, biçikletave, motoçikletave dhe mopedëve elektrik në sheshe e hapësira publike”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës në facebook.
Komuna e Prishtinës kishte marr vendim qysh nga muaji gusht i vitit të kaluar për ndalimin e trotineteve dhe të gjitha paisjeve të tjera elekrtonike për qarkullim në sheshet e kryeqytetit./KultPlus.com