Koncert duo në kitarë me Tringa Sadiku dhe Torrin William, nesër në CNP

29 Gusht, 2023 - 6:30 pm

Tringa Sadiku dhe Torrin Williams po vijnë me koncert duo në kitarë i cili do të mbahet në kopshtin e CNP.

Dyshja janë bërë bashkë për t’ju prezantuar një program të muzikës klasike që përfshin epoka, zhanre dhe stile të ndryshme. Në një udhëtim nëpër Evropën Perëndimore, ata do të luajnë muzikë nga baroku francez, tek këngët popullore spanjolle të frymëzuara nga flamenko, deri te himnet e sotme Ashkenazi.

Ky koncert do të mbahet të mërkurën, më 30 gusht, duke filluar nga ora 19:00. / KultPlus.com

Të ngjajshme