15 Korrik, 2019 - 2:54 pm
Shkolla Finlandeze ne Kosovë, ka sjellur inovacion të paparë në Kosovë, duke ju qasur të mësuarit krejtësisht ndryshe nga sistemi aktual tradicional.
Nxënësit arrijnë objektivat mësimore përmes përjetimit të situatave dhe zgjidhjes së problemeve nga vetë ata në vend të dhënies së përgjigjeve nga dikush tjetër. Kësaj metode të mësimdhënies më së shpeshti i referohemi si të mësuarit aktiv apo të mësuarit “eksperimental”.
Në Shkollën Finlandeze nxënësit simulojnë
jetën profesionale dhe qytetarinë në ‘Koonta’ një qytet i improvizuar brenda
Shkollës për të zhvilluar shkathtësitë e shekullit XXI.
Në Koonta, nxënësit mund të
zgjedhin të jetnë ndërmarrës, inxhinier, menaxher apo kryetar. Duke performuar
role dhe pozita të ndryshme, dhe përmes teknologjisë më të avancuar, ata
mësojnë për shoqërinë, ekonominë dhe ndërmarrësinë. Kështu, nxënësit zhvillojnë
kreativitetin, përvetësojnë aftësitë e duhura menaxheriale dhe sensin e të
menduarit suksesshëm qysh në fillim të shkollimit të tyre.
Me sistemin numër 1 në botë për edukim; me
mësuesit më të mirë në botë, ata finlandez; me teknologjinë më të avancuar dhe
iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojra, e jo
lëndë; dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të
shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët tanë, Shkolla Finlandeze në Kosovë po
shihet si një revolucion në sistemin arsimor të Kosovës. Shkolla posedon
kampusin inovativ tek rrethi i QMI-së.
Shikoni më shumë lidhur me Koonta në videon ne vijim: https://youtu.be/fT5d-Ed0Mlk. Ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në 045 235 650./KultPlus.com