27 Gusht, 2020 - 6:57 pm
Ota Benga ishte kidnapuar nga ajo që sot njihet si Republika Demokratike e Congos në vitin 1904 dhe ishte dërguar në SHBA për të u ekspozuar.
Më shumë se një shekull pasi titujt e gazetave u mbushën me lajme për një të ri afrikan të vendosur në një kafaz majmunësh, kopshti zoologjik në Bronx ka kërkuar falje.
Kërkim falja e Wildelife Conservation Society vjen në kohën e protestave për George Floyd, të cilat hodhën dritë në rastet e racizmit në shtetin amerikan, transmeton KultPlus.
Në vend se kjo episodë të përdorej si moment mësimi, autoritetet vendosën të fshehin storien e vërtetë duke mëtuar se ai ishte një punonjës i kopshtit. Kjo taktikë funksionoi për dekada.
Ota Benga ishte rrëmbyer në muajin mars të vitit 1904 nga tregtari Samuel Verner, në moshën 12 ose 13 vjeç.
Ai u prezentua në panair të tregut botëror të St Luis bashkë me tetë djem të tjerë të rinjë. Panairi vazhdoi deri në dimër, ku grupi ishte mbajtur pa rroba të përshtatshme për kohë të ftohtë, apo banim adekuat.
Në shtator të vitit 1906 ai u ekspozua për 20 ditë në kopshtin zoologjik të Bronx. Pas kësaj shumë priftërinjë katolik e kritikuan rastin, dhe Otan e dërguan në Howard Coloured Orphan Asylum, i cili udhëheqej nga James Gordon
Në janar të 1910 ai shkoi të jetojë në Lynchburg Theological Seminary and College, për student me ngjyrë në Virginia. Aty ai i mësonte djemtë e lagjes si të gjuajnë apo të peshkojnë dhe u tregonte për aventurat në vendlindjen e tij.
Më vonë ai ra në depresion, filloi të i mungonte shumë vendlindja e tij, dhe në mars të vitit 1916 ai vrau veten me një armë që e kishte fshehur. Mendohej që në atë kohë ai kishte 25 vjet.
Vetëm tani kopshti zoologjik ka dalë me deklaratë se “Ne jemi shumë të penduar që shumë njerëz dhe gjenerata janë lënduar nga këto vepra dhe nga dështimi ynë për të ndërmarrë veprime të duhura”.
Ai ka denoncuar themeluesit e këtij vendi, Madison Grant dhe Henry Fairfield Osborn, të cilën ka luajtur rolin kryesor në ekspozitën e Ota Benga.
Grant kishte shkruar librin “The Passing of a Great Race” një libër i bazuar në pseudo shkencë raciste.
Osborn ishte drejtor I American Museum of Natyral Histori për 25 vjet.
Mirëpo ai që nuk është përmendur është William Hrnaday, drejtori i kopshtit në atë kohë, i cili e kishte ndërtuar kafazin e Ota Benga me eshtëra si sugjerim për kanibalizmin e tij. / KultPlus.com