29 Gusht, 2024 - 4:04 pm
Korça ka pritur Festivalin e Komedisë, për të 11-in vit me radhë. Edhe në këtë edicioni ky aktivitet ka bërë bashkë aktorë vendas, por edhe nga Kosova dhe Greqia. Për 8 netë Kokofest do të sjellë komedi të ndryshme që spikatin për forcën e mesazheve dhe karaktereve ndërsa interesi këtë vit është më i lartë nga publiku.
Të zotët e shtëpisë ishin ata që e ngritën siparin e këtij edicioni të Kokofest. Trupa e teatrit “Andon Zako Çajupi” solli komedinë Vasha Zheleznova e Gorkit. Edhe aktorët shprehen të emocionuar për pjesëmarrjen në këtë festival
Festivali i komedisë është kthyer në një traditë duke u organizuar prej vitesh dhe duke u kthyer në një nga aktivitetet më të rëndësishme kulturore në vend./tvklan/KultPlus.com