20 Qershor, 2024 - 9:00 pm
Veprimtaria 45-vjeçare e koreografit të njohur Lezhjan Gazmend Golemi, u ngjit në skenën e pallatit të kulturës.
Mbrëmja e djeshme bëri bashkë valltar të grupmoshave të ndryshme, të cilët prezantuan të artin dhe kulturën përmes valleve popullore dhe folklorike.
Ishin dhe artistë të tjerë lezhjan që ju bashkuan kësaj mbrëmje me performancat e tyre artistike.
Një veprimtari 45-vjeçare ka pasur si qëllim të mbajë gjallë traditën dhe ta përcjelle tek brezat e rinj thotë koreografi Golemi. Puna dhe përkushtimi i tij do të vijojë më gjatë që tradita dhe kultura të vijojë brez pas brezi.
Koreografi Gazmend Golemi u ngjit për herë të parë në skene në moshën 6 vjeçare, e që prej asaj kohe arti koreografik u bë pjesë e pandashme e jetës së tij.
Gjatë këtyre viteve ai ka nxjerr dhjetëra grupe valltaresh të cilët kanë qenë pjesë në aktivitet kulturore brenda dhe jashtë vendit, duke u vlerësua dhe me çmime./TopChannel/KultPlus.com